RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Hyn në fuqi gjendja e jashtëzakonshme në 10 provincat e Turqisë të goditura nga tërmetet

hyn-ne-fuqi-gjendja-e-jashtezakonshme-ne-10-provincat-e-turqise-te-goditura-nga-termetet

Gjendja e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës në provincat e goditura nga tërmetet në Turqi hyri në fuqi sot pasi u miratua nga deputetët, raporton Anadolu.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës në provincat e goditura nga tërmeti.

Të paktën 16.170 njerëz kanë humbur jetën dhe 64.194 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore në fillim të kësaj jave.

Related posts

Kina po përballet me të parën nga tri valët e pritshme të COVID këtë dimër

admin

Parlamenti i Hungarisë shtyn seancën e votimit për pranimin e Suedisë në NATO

admin

SHBA, rreth 40 mijë të pastrehë në Los Angeles do të vendosen nëpër hotele

admin