RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Liderët e BE-së miratojnë konkluzionet rreth dialogut Kosovë-Serbi

lideret-e-be-se-miratojne-konkluzionet-rreth-dialogut-kosove-serbi

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar pjesën e konkluzioneve që ka të bëjë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Këshilli Evropian, në dritën e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nënvizoi nevojën urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut. Po ashtu, Këshilli i BE-së e mirëpriti propozimin evropian për të vendosur raportet mes dy palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme, si një rast historik.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në samitin e jashtëzakonshëm në Bruksel, tashmë kanë miratuar pjesën e konkluzioneve që ka të bëjë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Këshilli Evropian, në dritën e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të udhëhequr nga përfaqësuesi i lartë, thuhet në këtë tekst.

Më tej, në të thuhet se Këshilli i BE-së e mirëpret propozimin evropian për të vendosur raportet mes dy palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një rast historik, i cili duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët me qëllim të realizimit të perspektivës së tyre evropiane. Në të njëjtin tekst, liderët e vendeve anëtare të BE-së përsërisin edhe thirrjen për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialog dhe atë pa kushte. Këshilli Evropian u bën thirrje të dyja palëve që të implementojnë në tërësi dhe pa kushte obligimet të cilat i kanë pranuar në kuadër të dialogut, përfshirë edhe marrëveshjet nga vitet 2013 dhe 2015 për të krijuar Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe, thuhet në këtë tekst. Për këtë ka folur sot edhe përfaqësuesi i lartë I BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Kemi kaluar nga kriza në krizë, tani është koha për de-përshkallëzim dhe për të punuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë Borrelli.

Ai ka thënë se propozimi është në tavolinë dhe se i ka ftuar të dy liderët në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh në mënyrë që definitivisht të shtyhet përpara ky propozim.

Burime të BE-së kanë thënë se vërtet mendojnë që së shpejti të organizojnë një takim në nivel të lartë, porse në këtë moment nuk mund të flasin për një datë. Burimet kanë thënë se prononcimet publike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, në të cilat përmenden kushte, nuk ndihmojnë në organizimin e një takimi të tillë. Prandaj bëjnë ftesë që palët të kenë një qëndrim konstruktiv dhe që të jetë i mundur sa më parë organizimi i një takimi të nivelit të lartë, por vetëm kur të ketë sinjale të qarta se në takime të tilla mund të ketë edhe rezultate konkrete.

Related posts

SHBA do të vendosë në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi! Synimi, të mbrohet Evropa përballë kërcënimeve ruse në rritje

admin

Britanikët mund të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë këtë dimër

admin

Konjufca: Bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkojë Serbinë, ajo ka pretendime territoriale ndaj Kosovës

RTI