RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj

arrestohen-dy-persona-per-fajde-ne-ferizaj

Dy persona janë arrestuar të premten në Ferizaj, nën dyshimin se janë përfshirë në fajde.

Sipas policisë, viktima ua ka dhënë të dyshuarve 20 mijë euro për t’ia kthyer pastaj 73 mijë, deri tani ai i ka kthyer plot 60 mijë euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, të cilit më 24.01.2023 i kanë dhënë shumën prej 20.000 euro me detyrimin për t’i kthyer 73.000 euro. Viktima deri me tani ka paguar 60.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Related posts

Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin demokratik dhe reformat në rajon

rezart morina

KFOR-i heq telat me gjemba në Zveçan

rezart morina

Indianët kërkojnë t’u kthehet ‘Kohinoor’, diamanti më i madh i kurorës së Elizabeth

admin