RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Vodhën 6 kamionë me ushqime që po u dërgoheshin të prekurve nga tërmeti, 40 të arrestuar

vodhen-6-kamione-me-ushqime-qe-po-u-dergoheshin-te-prekurve-nga-termeti,-40-te-arrestuar

40 të dyshuar janë arrestuar pasi kanë vjedhur nga shtëpitë e dëmtuara në Hatayin e goditur nga tërmeti. Janë kapur edhe dy të dyshuar, të cilët janë prezantuar si punonjës të ndihmave humanitare dhe kanë vjedhur 6 kamionë me ushqime të dërguara për viktimat e tërmetit.

Duke përfituar nga tërmeti, të dyshuarit u futën në ndërtesat e dëmtuara dhe vodhën gjësende nga aty. Policia ka se i ka identifikuar 40 personat të cilët kishin hyrë nëpër dhjetëra shtëpi, raportoi CNNTurk.

Policia ka gjetur në automjetet e tyre një sasi të madhe stolish, kartela bankare, mijëra lira, 11 mijë dollarë, gjashtë pistoleta, tri armë gjahu, 20 telefona dhe tetë kompjuterë.

Po ashtu, gjeti edhe gjashtë kamionë me ushqime të cilët ishin dërguar për të prekurit nga tërmeti në Hatay.

Related posts

Humbi 12 anëtarë të familjes nga tërmeti shkatërrues, lotët e sirianit tregojnë tmerrin e përjetuar

rezart morina

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 343 e lu’ftës

admin

Vazhdojnë sulmet iz’raelite në Ga’za për 293 ditë, raportohet për të vr’arë

RTI