RTV AHIRETI
Lajme

Kryeimami Sahiti u prit në takim nga rektori i Universitetit Al Az’har, prof. Selameh Davud

kryeimami-sahiti-u-prit-ne-takim-nga-rektori-i-universitetit-al-az’har,-prof.-selameh-davud

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Egjipt, vizitoi universitetin e famshëm Al Az’har, në të cilin u prit në takim nga rektori, prof. dr. Selameh Davud.

Kryeimami Sahiti falënderoi rektorin Selamah për mikpritjen e ngrohtë dhe më pas e njohu atë mbi organizimin e jetës fetare në Kosovë, në veçanti mbi institucionet edukativo-arsimore të Bashkësisë Islame, medresetë dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Nga ana e tij, rektori Selameh falënderoi kryeimamin Sahiti për vizitën dhe theksoi gatishmërinë e të tij dhe të Universitetit Al Az’har që të bashkëpunojnë me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushën e arsimit dhe ofrimin e lehtësimeve të mundshme për studentët kosovarë.

Në fund të takimit, kryeimami Sahiti i dhuroi rektorit Selameh librin e katalogut të dorëshkrimeve arabe që gjendet në bibliotekën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Vlen të theksohet se Universiteti Al Az’har në Egjipt është nga universitetet më të vjetra në botë dhe daton nga viti 972 e këtej.

Related posts

REISUL ULEMA PRITI KRYETARIN E UNIONIT TË QENDRAVE ISLAME SHQIPTARE TË GJERMANISË H.MENSUR EF HALILIN

admin

Kurti Prokurorisë e Gjykatave: Adresoni me urgjencë krimet e luftës, kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve

admin

Themeluesi i Telegram ndryshon politikat e kompanisë, adresat IP të përdoruesve do u jepen autoriteteve sipas kërkesës

admin