RTV AHIRETI
Lajme

Türkiye, vogëlushja 4-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 132 orë pas tërmetit

turkiye,-vogelushja-4-vjecare-shpetohet-nga-rrenojat-132-ore-pas-termetit

Një vajzë katërvjeçare u shpëtua gjallë nga rrënojat 132 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiye-n jugore të hënën, raporton Anadolu.

Ekipet e shpëtimit nxorën vogëlushen Şengül Karabacak nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rrethin İslahiye të provincës Gaziantep, një nga rajonet e goditura nga dy tërmetet, që janë cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”.

Vajza e vogël u dërgua me ambulancë në spital.

Në rrënojat po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Related posts

Shkon në 68 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Nepal

admin

Pritej të bëhej lideri suprem i Iranit, kush është Ebrahim Raisi që vdiq në aksidentin me helikopter! Kritikët e konsideronin “kasap i Teheranit”

admin

Putini vlerëson përpjekjet e SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Muhamet Ramadani