RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut për shkak tragjedisë në Turqi

neser-dite-zie-ne-maqedonine-e-veriut-per-shkak-tragjedise-ne-turqi

Maqedonia e Veriut dirën e nesërme e ka shpallur ditë zie për shkak tragjedisë së tërmeteve në Turqi dhe Siri.

Lajmin e ka kumtuar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Ditën e nesërme e shpallëm Ditë Zie në kujtim të përjetshëm të atyre që humbën jetën në tërmetet katastrofike që goditën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mendimet dhe lutjet e tyre janë me më të afërmit, me familjet e tyre”, ka shkruar Kovaçevski, përcjell SHENJA.

Ai ka shkruar se në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë shpreh ngushëllime deri tek gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre.

“Si shtet dhe si popull do të vazhdojmë të ndihmojmë, do të jemi solidar dhe do të jemi përkrahje për qytetarët e lënduar, për ata që humbën gjithçka”, ka thënë Kovaçevski.

Related posts

OKB publikon raportin tragjik: Mbi 1 milion viktima nga aksidentet rrugore në botë

admin

Kina dënon ashpër sulmet kundër Kuranit – VIDEO

admin

Rrahmani i reagon Kurtit: Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë familjen

rezart morina