RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Mbajti dorën e vajzës së vdekur nga tërmeti, babai: Nuk munda ta shpëtoj. Humba edhe nënën, 2 vëllezërit e kunatën

mbajti-doren-e-vajzes-se-vdekur-nga-termeti,-babai:-nuk-munda-ta-shpetoj.-humba-edhe-nenen,-2-vellezerit-e-kunaten

Fotoja e një babai, i cili mbante dorën e vajzës së vdekur nën rrënoja në Turqi, bëri xhiron e rrjetit duke treguar pa fjalë dhimbjen që shkaktoi ajo tragjedi. Ai quhet Mesut Hancer dhe së fundmi ka folur për mediat.

Ai tregoi se vajza e tij vdiq menjëherë pas tërmetit tragjik dhe nuk kishte asnjë shans për të shpëtuar. Por përveç vajzës, ai humbi edhe të tjerë pjesëtarë të familjes, duke përfshirë nënën, dy vëllezërit më të mëdhenj dhe një kunatë.

Hancer u shpreh se mundi ta nxirrte vajzën tre ditë pas tërmetit. Ajo kishte shkuar tek gjyshja nga ana e mamit në Kahramanmaras.

“Ishte ngjarje shumë e keqe. Shkova sapo e mora vesh. U mundova vetëm, me duar, të tërhiqja vajzën, por fatkeqësisht nuk munda ta shpëtoj”, tha ai për CNN-in turk.

Ai tha se trupin e vajzës e nxorri me ndihmën e një personi tjetër. Po ashtu, Hancer shtoi se vetë ka mbetur pa shtëpi pasi ajo iu dëmtua gjatë tërmetit. /tvklan

Related posts

Goditet për vdekje nga një veturë një person në Veternik

rezart morina

Macron: Mbështetem te Kina për ta sjellë në vete Rusinë

rezart morina

Rrugët në Gaza janë mbushur me varreza të improvizuara, ndërsa qasja në varreza është bllokuar

admin6