RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, shpëtohet një 26-vjeçare nga rrënojat 177 orë pas tërmetit

turqi,-shpetohet-nje-26-vjecare-nga-rrenojat-177-ore-pas-termetit

Është shpëtuar nga rrënojat në rajonin Antakya në qytetin Hatay, 26-vjeçarja Derya Akdoğan, 177 orë pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë, raporton Anadolu.

Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve që prekën 10 qytete në rajonet e Mesdheut Juglindor dhe Anadollin Lindor.

Ekipet kanë kryer punimet e kërkim-shpëtimit në ndërtesën Korkmaz në rrugën “Mimar Sinan” të lagjes Cebrail në rajonin qendror Antakya.

Ekipet intensifikuan punimet e tyre pas dëgjimit të zërit nga rrënojat.

Si rezultat i punimeve 26-vjeçarja Derya Akdoğan u nxor nga rrënojat 177 orë pas tërmetit dhe më pas u dërgua në spital.

Related posts

Çfarë do i bënte qënies palestineze ky plan i pashpirt i Jared Kushnerit për Gazën

Muhamet Ramadani

Ish-kryeministrit të Pakistanit i ndalohet përfshirja në politikë për pesë vjet

admin

Bahreini raporton sulm të ri me dron nga Irani në ditën e dytë të armëpushimit

Muhamet Ramadani