RTV AHIRETI
Shëndetësi

Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, Ylli Merja tregon recetat efektive për t’i kuruar në kushte shtëpie

tharja-e-gojes,-hidherimi-dhe-shija-e-keqe,-ylli-merja-tregon-recetat-efektive-per-t’i-kuruar-ne-kushte-shtepie

Çfarë fshihet pas tharjes së gojës, hidhërimit dhe shijes së keqe? Cilët janë shkaktarët dhe sëmundjet e fshehura që goja jonë “paralajmëron”.

Specialisti i Bimëve Mjekësore Ylli Merja tregon trajtimin përmes bimëve popullore në emisonin “Rreze Dieli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”.

Sipas tij janë disa shkaktarë kryesore që ndikojnë në tharjen e gojës dhe simptomave të tjera:

Çrregullim i funksionit të gjendrave të pështymës, çrregullim i funksionit të mëlçisë Diabeti (hiperglicemia) Ankthi, stresi, pagjumësia Myku i bardhë Parazitët në organizëm Medikamentet farmaceutike Trajtimet kimioterapeutike Sindroma “sjorgen”, sëmundje inflamatore Sëmundje të mushkërive, virale, etj

Ai këshillon kryerjen e këtyre analizave që do t’ju ndihmojnë të kuptoni më tepër se cilët janë shkaktarët që ju sjellin këto simptoma:

Eko e tiroides dhe gjëndrave të pështymës

Provat e heparit

Prova e mykut – nëse gjuha rri e zbardhur

Kulturë të fytit, HBP – nëse keni djegie në stomak

Glicemia – nëse jeni diabetikë

Por si mund t’i trajtojmë këto problematika në kushte shtëpie, përmes bimëve medicinale me disa receta të thjeshta:

-Shpëlarje e gojës 2 herë në ditë me pastë ose sodë

-Përdorni fruta jo shumë të ëmbla

-Përdorni lakra të egra si çikore, rradhiqe, qumështore, lëpjetë

-Ujë me limon dhe me rigon (ose propolis rigoni). Në 500 ml ujë shtoni 1 limon të grirë dhe të shtypur, 1 lugë çaji rigon ose 15-20 pika propolis rigoni

-Përdorni finok të njomë në sallatë ose në 500 ml ujë shtoni 10-15 fije finok, 1 limon të shtrydhur dhe 2 lugë mollë të egra. Përgatiteni në darkë dhe konsumojeni gjatë ditës.

-Grijmë së bashku 1 portokall, 1 copë xhinxhër 3-4 cm, 1 kastravec, 1 mollë, 15 fije majdanoz, pak kripë dhe 1 lugë gjelle mjaltë.

-Supë detoks me 2 kunguj, 1 karrotë, 2 kastravec, 1 patate, 1 qepë të njomë, majdanoz dhe brokoli në 1 litër ujë. Në fund shtoni lëngun e një 1 limoni.

Related posts

Ftonj në ditët e vjeshtës, ja efektet mjekësore për stomakun

admin

Shurup kundër kollës me katër përbërës natyralë

admin

10 analizat shëndetësore që gratë mbi 40 vjeç duhet të kryejnë patjetër

admin