RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun

zhdukja-e-mostrave-te-astrit-deharit,-abazi-kerkon-qe-prokuroria-te-intervistoje-kurtin-e-haxhiun

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi ka kërkuar nga prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi gjatë një konference për media tha se prokuroria po ashtu duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dijona Mihajlin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihajlin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ka thënë Abazi, raporton Telegrafi.

Po ashtu Abazi pyeti se si është e mundur që të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti mos të thotë asnjë gjë.

“Ne as si shoqëri, si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrimë të heshtur përball një procesi të këtillë. Të gjithë duhet ta kryejmë punën që na takon. IML-ja është e monitoruar 24 orë prej kamerave. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi se kush i ka nxjerr mostrat dhe janë zhdukur, rrjedhimisht porosia ime për Haxhiun është që të kryej punën e saj si ministre, që ka obligim si ministre para Kuvendit të Kosovës “, tha ndër të tjera Abazi.

Related posts

Sulmi rus në Odesa shkaktoi 20 viktima, Zelensky zotohet se do të kundërpërgjigjet

admin

Ndihma mjekësore dhe karburantet që mbërrijnë në Rripin verior të Gazës janë “shumë të kufizuara dhe të pamjaftueshme”

rezart morina

NATO mirëpret heqjen e barrikadave: KFOR-i ndërhyn nëse është nevoja

admin