RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri grek flet me optimizëm për marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë pas tërmeteve

kryeministri-grek-flet-me-optimizem-per-marredheniet-dypaleshe-me-turqine-pas-termeteve

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se beson që atmosfera pozitive e krijuar në marrëdhëniet dypalëshe pas tërmeteve me epiqendër në Kahramanmaraş, mund të sigurojë përmirësimin e marrëdhënieve Turqi-Greqi, raporton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në qytetin Kozani, Mitsotakis shprehu kënaqësinë dhe krenarinë për jetët që shpëtuan në Turqi ekipet e kërkim-shpëtimit nga Greqia.

Mitsotakis tha se ka mbajtur në shënim deklaratat e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu se mund të ketë përmirësim në marrëdhëniet dypalëshe.

“Mosmarrëveshje kemi. (Këto) Mund të zgjidhen në masën e të drejtës ndërkombëtare dhe në mënyrën e respektimit të marrëdhënieve të mira të fqinjësisë. Në përfundim unë besoj në lidhjen emocionale mes popujve tanë të paraqitur nga kjo tragjedi. Me të vërtetë besoj se ndoshta nga brenda kësaj drame mund të dalë një gjë më e mirë për marrëdhëniet turko-greke”, shtoi Mitsotakis.

Në fjalën e tij, ai tha se beson që populli grek do të vazhdojë mbështetjen për popullin turk. Mitsotakis theksoi se Greqia si vend fqinj do të ndërmarrë rolin e saj që i takon në përpjekjen për rindërtimin e rajonit të prekur nga tërmeti.

Related posts

Hong Kongu goditet nga reshjet më të mëdha në 140 vjet

admin

Libi: Ndihma ndërkombëtare ka filluar të arrijë në rajonet e goditura nga përmbytjet

rezart morina

Transport falas në Spanjë që nga sot

admin