RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshime për kurdisje të konkursit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP

dyshime-per-kurdisje-te-konkursit-ne-fakultetin-e-inxhinierise-elektrike-dhe-kompjuterike-ne-up

Universiteti i Prishtinës më datën 31 maj 2023 kishte hap konkursin për emërimin, riemërimin ose avancimin e personelit akademik në fakultetet e tij.

Në këtë konkurs, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike kishte hap disa pozita duke përfshirë edhe një mësimdhënës për pozitën numër tetë sipas konkursit.

Por, procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes, dyshohet se është përcjell me shumë parregullsi dhe keqpërdorime.

Tëvë1 merr vesh se kandidati/ja N.S-D. e propozuar nga komisioni vlerësues për këtë pozitë është vërtetuar se në dosjen dhe aplikacionin e saj nuk ka dorëzuar njërën prej dokumenteve themelore siç parashihet në Rregulloren për Procedurat Përzgjedhëse lidhur me Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik në Universitetin e Prishtinës, ”Hasan Prishtina” nr. prot.886, të datës 27.04.2022.

Tutje, dyshohet se e njëjta ka botuar këtë publikim pas mbylljes së afatit të konkursit dhe të cilën në mënyrë elektronike ka dorëzuar në sistemin e UP-së, gjithnjë pas afatit të konkursit.

Tëvë1 në bazë të ligjit për Qasje në Dokumente Publike të Republikës së Kosovës, më 18 Shtator 2023 ka kërkuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike qasjen në dokumente publike të dorëzuara nga kandidatët e vlerësuar për këtë pozitë, por FIEK ka refuzuar një gjë të tillë.

Tëvë1 rreth dyshimeve për keqpërdorime në këtë proces, ka kërkuar nga Rektorati i UP-së qasje në dokumente publike të kandidates N.S-D, dhe është në pritje të përgjigjes.

Related posts

Rusi – Vdes presidenti i kompanisë së naftës “Lukoil”, Maganov

admin

Shtohen rastet e testimeve për Covid19, bëhet thirrje për imunizim

rezart morina

Qeveria çeke miratoi blerjen e 24 avionëve luftarakë amerikanë F-35

rezart morina