RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Shqipëri, niset drejt Turqisë një kamion tjetër me ndihma të ndryshme

shqiperi,-niset-drejt-turqise-nje-kamion-tjeter-me-ndihma-te-ndryshme

Një tjetër kamion me ndihma të ndryshme është nisur sot drejt Turqisë, për familjet e prekura nga tërmetet shkatërrimtare, raporton Anadolu.

Ndihmat janë mbledhur nën koordinimin e Ambasadës turke në Tiranë dhe me mbështetjen e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ndërsa konsistojnë në gjeneratorë, batanije, çadra dhe të tjera.

Zv.ambasadorja e Türkiye-s në Tiranë, Edibe Sinem Atay, në deklaratën e saj për mediat tha se janë mbledhur për të nisur drejt Türkiye-s kamionin e katërt me ndihma. Ajo tha se falënderon edhe një herë miqtë shqiptarë dhe ata që “na qëndruan pranë që në çastin e parë të këtij tërmeti tragjik”.

Drejtori e ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, në deklaratën e tij tha do ta vazhdojnë këtë fushatë të mbledhjes së ndihmave edhe për disa ditë të tjera.

“Jemi shumë të lumtur që po shërbejmë si ndërmjetës në këtë proces të madh të përgjigjes që po marrim nga shqiptarët duke dhuruar të mira materiale për Turqinë në këto ditë të vështira. Në fakt sot ky kamion i katërt është i fokusuar në ato që janë konsideruar si ndihmat më emergjente dhe konsistojnë në gjeneratorë, në batanije, në çadra, në to gjëra që për shtetin turk dhe për popullin turk sot janë gjërat më emergjente”, tha ai.

Hajdari theksoi se i vjen mirë që thirrjes së tyre, thirrjes së ambasadës turke dhe thirrjes të popullit turk i është përgjigjur një numër shumë i madh shqiptarësh, por edhe biznesesh, sipas tij, të cilët kanë bërë të mundur që ky kamion i radhës të niset sot për në Turqi.

Kujtojmë se disa ditë më parë nga Tirana drejt Turqisë janë nisur edhe tre kamionë të tjerë me ndihma të mbledhura në Shqipëri për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi.

Related posts

Presidenti turk Erdoğan uron shefin e ri të NATO-s

RTI

Erdoğan dhe shefja e Komisionit Evropian diskutojnë hapat për të forcuar lidhjet BE-Turqi

admin

Nesër mbahet seanca ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë

RTI