RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, rritet në mbi 38 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme

turqi,-rritet-ne-mbi-38-mije-numri-i-te-vdekurve-nga-termetet-e-fuqishme

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë jugore javën e kaluar është rritur në 38.044, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave dhe të Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, AFAD-i tha se në terren janë duke vazhduar punimet e ekipeve të ndryshme, përfshirë policë, xhandarmërinë, mjekë dhe personelin e kërkim-shpëtimit.

AFAD-i tha se ka përfunduar instalimi i 172.265 tendave nga 386.874 të dërguara nga ministritë, institucionet dhe organizatat përkatëse dhe vende e organizata ndërkombëtare në rajonet e goditura rëndë nga tërmeti.

Tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Turqinë jugore në interval prej më pak se 10 orësh.

Related posts

Pas trysnisë nga Bashkimi Evropian dhe NATO, ky është shteti që do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore

admin

Matematikë me detyrim, plani i Rishi Sunak për të gjithë nxënësit deri 18 vjeç

admin

Mark Epstein i jep fund intervistës: “Nuk më interesojnë viktimat. Vëllai im u vra, kam prova”

RTI