RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës

kurti:-pavaresia-jone-u-arrit-permes-luftes-dhe-sakrifices

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje festive për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar 15-vjetorin e pavarësisë, duke thënë se detyrë kryesore është se kur të vijë 20-vjetori, të jenë shumëfishuar arsyeje që të rinjtë ta zgjedhin Kosovën për një të ardhme të mirë.

“Pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës dhe ajo do të arrihet përmes punës e cila karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës që punojnë për vetën shoqërinë e ekonominë tonë. Në këtë festë duhet të përkujtojmë se detyra jonë kryesore është se kur të vijë 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuar arsyet që të rinjtë të mund ta zgjedhin Kosovën për një të ardhme dhe jetë më të mirë”, tha Kurti.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Related posts

Për një javë mbyllen 15 lokale “muzikë live” dhe 17 “qendra masazhi”

Muhamet Ramadani

Kolonë të paligjshëm izraelitë djegin shtëpi dhe automjete palestineze në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme këtë mbrëmje

RTI