RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmeti në Siri “zhvendos” mbi 170 mijë persona

termeti-ne-siri-“zhvendos”-mbi-170-mije-persona

Sipas një organizate humanitare, të paktën 171.843 persona janë zhvendosur në veriperëndim të Sirisë nga tërmetet e javës së kaluar që goditën Türkiye-n jugore, transmeton Anadolu.

“Ndihma e OKB-së akoma është brenda kufijve minimal, ku vetëm 114 kamionë kanë arritur në një javë, 93 për qind e të cilëve erdhën përmes vendkalimit Bab al-Hawa, pavarësisht hapjes së dy kalimeve shtesë”, tha organizata joqeveria “Koordinimi i Reagimit të Sirisë”.

Organizata shtoi se 24 kamionë të tjerë ndërkombëtarë pritet të hyjnë përmes vendkalimeve Bab al-Hawa dhe Bab al-Salameh.

“Koordinimi i Reagimit të Sirisë” kritikoi “politizimin e madh” të ndihmave humanitare që vijnë, veçanërisht të atyre ndërkombëtare si dhe drejtimin e sasive të mëdha të ndihmave në zonat e kontrolluara nga regjimi të cilat morën “90 për qind të ndihmës për viktimat e tërmetit”.

Në Siri të paktën 3.688 persona humbën jetën dhe 14.749 të tjerë u plagosën nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Türkiye-n jugore më 6 shkurt.

Epiqendra e tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë ishte në provincën turke Kahramanmaraş, duke prekur një zonë të madhe me mbi 13 milionë banorë.

Related posts

REL: Opozita në Venezuelë vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve

admin

Lufta në Ukrainë/ Paguajnë deri në 6 mijë dollarë për të ikur nga vendi, “dru” për të rinjtë ukrainas që nuk duan të rekrutohen dhe përpiqen të arratisen (VIDEO)

admin

Sulmi iranian, Rusia: Përshkallëzimi i situatës mund të nxisë rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme

Muhamet Ramadani