RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Specialja ia vazhdon Thaçit paraburgimin në Ditën e Pavarësisë

specialja-ia-vazhdon-thacit-paraburgimin-ne-diten-e-pavaresise

Në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

Vendimi është marrë pikërisht sot nga Trupi Gjykues, kur Kosova feston 15 vjet shtet.

Në dokumentin që ka parë lajmi.net, i cili mban nënshkrimin e kryetarit të Trupit Gjykues, Charles Smith, ish-gjyqtar në EULEX, i përfolur për skandale nga ish kolegët e tij, thuhet se mbrojtja mund të dorëzojë ankesat e saja me parashtresa deri më 3 mars.

Ndërsa, prokuroria ka deri më 27 mars kohë që t’i përgjigjet. Lajmi.net do t’iu njoftojë më vonë për arsyet që Gjykata përdori për ta lënë Thaçin në paraburgim.

Related posts

Pushteti që i trembet raketave, jo votës…

Irfan Jahiu

Për kokën e tij u ofruan 200.000 dollarë, dënohen me burg 5 persona për vrasjen e kandidatit për president në Ekuador, mes tyre kreu i bandës Los Lobos! Ja roli i tyre

admin

OKB miraton me shumicë dërrmuese të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje

RTI