RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, Çavuşoğlu viziton zonat e prekura nga tërmeti

turqi,-cavusoglu-viziton-zonat-e-prekura-nga-termeti

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu vizitoi Adiyaman-in, i cili u godit nga tërmeti i javës së kaluar, raporton Anadolu.

Çavuşoğlu u takua me qytetarët e prekur nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë jugore.

Ai u takua edhe me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoglu, ministren e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahita Kirisci dhe ministrin e Tregtisë, Mehmet Musa.

Më pas ministri Çavuşoğlu ka biseduar me familjet e të prekurve nga tërmeti në lagjen e çadrave dhe falënderoi ekipet që ndihmuan qytetarët.

Ai gjithashtu bisedoi edhe me punonjësit e shëndetësisë në spitalin e lëvizshëm.

Related posts

Kosovë, lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë”

Muhamet Ramadani

BE mbështet aktivitetet për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor

Muhamet Ramadani

OKB bën thirrje për ndihmë urgjente pas përmbytjeve në Somali

admin