RTV AHIRETI
Lajme

OKB bën thirrje për ndihmë urgjente pas përmbytjeve në Somali

okb-ben-thirrje-per-ndihme-urgjente-pas-permbytjeve-ne-somali

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri thirrje për ndihmë urgjente ndërkombëtare për të prekurit nga katastrofa e përmbytjeve në Somali, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) thuhet se vërshimet në lumin Shebelle janë më të këqijat në 30 vitet e fundit dhe se 79 për qind e qytetit Beledweyne është nën ujë.

Më tej thuhet se janë zhvendosur mbi 200 mijë persona ndërsa ka nevojë urgjente për ushqim dhe ujë. Burimet jetike të popullatës kanë mbaruar dhe se vazhdon të rriten sëmundjet me burim nga uji.

Në deklaratën ku komunitetit ndërkombëtar i bëhet thirrje për dërgimin e ndihmës në qytetin Beledweyne dhe zonat e prekura nga përmbytjet, vihet në dukje se qeveria ka filluar të dërgojë ndihma urgjente ushqimore në rajon.

Për shkak të katastrofës e cila deri më tani ka prekur mbi 460 mijë njerëz, kanë humbur jetën 22 persona. Në rajonin ku përmbytjet janë efektive, ka shqetësim për rritjen e sëmundjeve epidemike si kolera dhe malaria.

Gjithashtu edhe në vendin fqinj Etiopi kanë humbur jetën 45 persona në përmbytjet si pasojë e shirave intensivë që filluan më 12 maj.

Related posts

Kurti: Kërcënohemi nga Serbia e Rusia, na duhen më shumë trupa të NATO-s

admin

VIDEO/ Mot ekstrem në SHBA, tornado ‘fshin’ gjithçka gjen përpara! 130 mijë familje pa energji, banori filmon momentin kur i rrafshon shtëpinë

admin

Trump “premton” falje të gjera për stafin para largimit nga detyra

Hevzi