RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takohet me admiralin Munsch në konferencën e sigurisë në Mynih

osmani-takohet-me-admiralin-munsch-ne-konferencen-e-sigurise-ne-mynih

Në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej.

Related posts

Kryeministri kinez viziton Australinë për herë të parë në 7 vjet

admin

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, nga betimi i deputetëve tek zgjedhja e kryetarit dhe n/kryetarit, ja agjenda e punimeve

admin

Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

admin