RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takoi sekretarin e INTERPOL-it: Kosova e përkushtuar për shtet ligjor

kurti-takoi-sekretarin-e-interpol-it:-kosova-e-perkushtuar-per-shtet-ligjor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, takoi sekretarin e përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Siç informoi sot zyra e kryeministrit, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit dhe angazhimi i institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, ishin temat kryesore të diskutimit.

Duke theksuar se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa sundim të ligjit, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Stock për sukseset e shënuara përballë grupeve kriminale dhe krimit të organizuar përgjatë dy viteve të fundit dhe për bashkëpunimin frytdhënës me shtete dhe organizata partnere në luftimin e krimit të organizuar trans-nacional.”, u bë e ditur në komunikatë.

Related posts

Lufta në Ukrainë, granatimet ruse në Donetsk vrasin tre punonjës të Kryqit të Kuq

admin

Lufta në Ukrainë bën 4 vite, Macron: Rusia nuk dëshiron një zgjidhje paqësore!- Von Der Leyen: Evropa nuk do tërhiqet deri në fund

admin

Pse dosjet “Epstein” flasin për Papa Benediktin XVI dhe “bankierin e Zotit”?

Kushtrim Guraj