RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti deklarohet për takimin e radhës me Vuçiq: Shumë optimist se marrëveshja mund të ndodhë këtë vit

kurti-deklarohet-per-takimin-e-radhes-me-vuciq:-shume-optimist-se-marreveshja-mund-te-ndodhe-kete-vit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin e paraparë të zhvillohet më 27 shkurt në Bruksel në mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Kurti është shprehur optimist, se nga ky takim me Vuçiq-in se do të rezultojë një marrëveshje e cila do të çonte në normalizimin e plotë të raportove mes dy vendeve që sipas tij “mund të ndodhë këtë vit”.

”Nuk mund të them për momentin se kur do të arrihet marrëveshja. Por, unë jam i përkushtuar, konstruktiv, kreativ në arritjen e kësaj marrëveshjeje, sepse koha është thelbësore”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai tutje tha se “propozimi i Bashkimit Evropian, jep njohje de-fakto dhe përmban shumë paragrafë, nga modeli gjermano-gjerman i vitit 1972, i cili çoi vende në OKB nga të dy vendet”.

Kurti gjithashtu theksoi se takimi i ardhshëm do të tregojë se sa shpresëdhënës mund të jemi për këtë vit.

“Unë jam optimist. Jam shumë optimist se mund të ketë një marrëveshje këtë vit”,tha i pari i Qeverisë së Kosovës.

Por Kurti ka përmendur edhe një kërkesë drejt Beogradit zyrtar.

”Ne kemi nevojë për një përfshirje të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë që Beogradi zyrtar, që të fillojë dhe të distancohet si nga e kaluara, përkatësisht nga Millosheviqi, ashtu edhe nga e tashmja, domethënë nga presidenti despotik Putin”,shtoi ai./

Related posts

Ngriten çmimet e derivateve në Kosovë

admin

Ambasadori Hill: Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

admin

Dyshime se po shitet shtrenjtë, Qeveria merr një vendim për çmimin e naftës

admin