RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz viziton Indinë

scholz-viziton-indine

Kancelari gjerman Olaf Scholz planifikon të mbërrijë në Indi për një vizitë dy-ditore në vend, e para e mandatit të Scholz.

Scholz planifikon të takojë kryeministrin indian Narendra Modi në kryeqytetin Nju Delhi përpara se të udhëtojë në qytetin e Indisë Jugore të Bangalore, i konsideruar si qendër e industrisë së teknologjisë së lartë të Indisë.

Një delegacion i drejtuesve të lartë të biznesit gjerman pritet të shoqërojë Scholz-in në udhëtim. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit njoftoi planet e udhëtimit të hënën.

Vizita e Scholz në Indi fillon në përvjetorin e parë të pushtimit të përgjakshëm të Rusisë në Ukrainë. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sërish të premten për të dënuar Rusinë për luftën. /atsh

Related posts

Opozita tuniziane: Dalja e ulët në votime, “dështim i madh” për presidentin

admin

Suedia lejon praninë e përkohshme të trupave të NATO-s

admin

Erdoğan: Turqia kërkon zgjidhje të përhershme brenda integritetit territorial të Sirisë

rezart morina