RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abazi pas intervistimit: Nuk flasë fare, janë çështje të Prokurorisë dhe hetuesisë

abazi-pas-intervistimit:-nuk-flase-fare,-jane-ceshtje-te-prokurorise-dhe-hetuesise

Deputeti i LVV-së. Haki Abazi, ka folur pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, lidhur me çështjen e provave në rastin Dehari.

Abazi ka thënë para gazetarëve se çështja e provave të Astrit Deharit i takon Prokurorisë dhe hetuesisë, dhe ai nuk mund të flasë asgjë tjetër.

“Ashtu siç e ka dhënë deklaratën time në hollin e Kuvendit është çështje e Prokurorisë që të merret më këtë e të realizojë drejtësinë. Nuk mundem më dhëne asnjë informacion mbi këtë çështje, meqë janë çështje të hetuesisë dhe të prokurorisë”.

“Por, ajo çfarë them unë si deputet edhe si qytetarë i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalëm pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë, nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe si qytetarë në një shoqëri normale”, ka thënë Abazi.

Ndryshe, Abazi, deklaroi të enjten se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Ai kërkoi nga Prokuroria që ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin.

Kryeminsitri Albin Kurti, tha sot se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta.

Tutje Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.

“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Related posts

Arabia me tjetër projekt futuristik, i përngjan Qabesë në pamje – VIDEO

rezart morina

Tunizia ua ndalon hyrjen ligjvënësve të BE-së

admin

Osmani uron Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së BE-së

admin