RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm i Turqisë u takua me udhëheqësin e turqve të Krimesë, Mustafa Kırımoğlu

ministri-i-jashtem-i-turqise-u-takua-me-udheheqesin-e-turqve-te-krimese,-mustafa-kirimoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me udhëheqësin e turqve tatarë të Krimesë, Mustafa Kırımoğlu, i cili vizitoi Ankaranë pas tërmeteve që goditën pjesën jugore të vendit dy javë më parë, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në llogarinë e tij në Twitter, Çavuşoğlu njoftoi se janë takuar me udhëheqësin e turqve tatarë të Krimesë, njëherësh deputet i Ukrainës.

“Falënderuam udhëheqësin e turqve tatarë të Krimesë dhe deputetin e Ukrainës Mustafa Kırımoğlu, i cili vizitoi Ankaranë pas tërmetit, dhe të gjithë turqit tatarë të Krimesë që ishin me ne në kohë të vështira”, tha kryediplomati turk.

Related posts

Emri/ U kap me 10 kg drogë në Merdarë, kush është shqiptari i arrestuar

admin

Ministria e Industrisë cakton marzhën e fitimit për produktet e naftës

Muhamet Ramadani

Aksion i policisë në Obiliq e Prizren, arrestohen shtatë persona për mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

admin