RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zbardhet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq, në fokus propozimi evropian

zbardhet-agjenda-e-takimit-kurti-vuciq,-ne-fokus-propozimi-evropian

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel ka publikuar agjendën për takimin e nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet më 27 shkurt nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ata do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët, njofton KosovaPress.

Fokusi i takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të takimit, është bërë e ditur se shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të ketë një adresim.

Related posts

Presidenti Iranian: Teherani nuk do të bëjë lëshime, kërkon fundin e situatës “as luftë, as paqe”

Irfan Jahiu

Kush është Yahya Sinwar, njeriu “i pamëshirshëm” i Iranit në krye të Hamasit! Pse mori nofkën “Kasapi i Han Junisit”.

admin

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Muhamet Ramadani