RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Komisioneri Varhelyi në Ankara: Gjenerata ime nuk ka parë kurrë një tërmet të tillë – VIDEO

komisioneri-varhelyi-ne-ankara:-gjenerata-ime-nuk-ka-pare-kurre-nje-termet-te-tille-–-video

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi lidhur me tërmetin me qendër në Kahramanmaraş tha se gjenerata e tij nuk ka parë një tërmet të tillë, nuk ka përjetuar një fatkeqësi të tillë, raporton Anadolu.

Varhelyi foli në një konferencë të përbashkët e cila u mbajt pas takimit të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme turke me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrin suedez të Zhvillimit Ndërkombëtar Johan Forssell, në emër të Suedisë e cila ka presidencën e Këshillit të BE-së.

“Prania ime në Ankara është një lumturi e madhe, por ardhja pas kësaj ngjarjeje të trishtë nuk sjell lumturi”, tha Varhelyi i cili tha se janë të shokuar për shkak të përmasës së fatkeqësisë dhe se populli turk ka qenë i detyruar të përballet me këtë.

“Ne jemi pranë populli turk. Për këtë arsye ndodhemi këtu. Jemi këtu sepse jemi miq dhe aleatë. Ju mendojmë juve dhe ndodhemi këtu për të ndihmuar”, tha Varhelyi.

Ai shprehu ngushëllime për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre. “Gjenerata ime nuk ka parë kurrë një tërmet të tillë, nuk ka përjetuar një fatkeqësi të tillë. Dhimbja e përjetuar është në përmasa të pabesueshme. Edhe ne në këtë kuptim duhet të mbështesim dhe të jemi pranë Turqisë për ta ndihmuar Turqinë dhe që populli turk ta kapërcejë këtë”, tha Varhelyi.

Komisioneri Varhelyi theksoi se kjo është gjithashtu koha që Komisioni Evropian (KE) të tregojë solidaritet me Turqinë dhe popullin turk.

Duke nënvizuar se ky solidaritet është në nivel jashtëzakonisht të lartë, Varhelyi shtoi se kjo vizitë është një shenjë e rëndësishme e solidaritetit dhe se do të qëndrojnë pranë Turqisë që nga fillimi e deri në fund.

Related posts

Mediat amerikane mbi rastin “Sarajevo Safari”: Të huaj të pasur u paguan për të qëlluar fëmijë në Sarajevë

admin

Ushtria turke ia uron Pavarësinë e Kosovës kontingjentit të FSK-së në Hatay

Muhamet Ramadani

Sërish ngritje të çmimeve në pika të ndryshme të derivateve, stabilitet pritet të ketë nga fundi i muajit mars

admin