RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Zhvillime kyçe pas tërmetit në Turqi dhe Siri

zhvillime-kyce-pas-termetit-ne-turqi-dhe-siri

Ekipet po pastrojnë grumbujt e rrënojave nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, ndërsa ato të emergjencës po përballen me strehimin e të mbijetuarve – të cilët u traumatizuan sërish nga tërmeti i së hënës 6.4 ballë në provincën turke tashmë të shkatërruar, Hatay.

Tërmeti i fundit vrau tetë persona dhe rrënoi ndërtesa të tjera, duke lënë mijëra të pastrehë, raportoi AP. Tani totali i të vdekurve ka shkuar në rreth 46,000.

Tërmeti i fuqishëm kërkon operacion të madh rindërtimi në një shkallë “që s’është parë më herët”, ka thënë një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian.

Komisioni evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, e ka komentuar gjendjen gjatë vizitës në Ankara për përgatitjen për konferencën ndërkombëtare të donacioneve, që do të mbahet në mars në Bruksel. Konferenca ka për qëllim të mobilizojë fonde nga komuniteti ndërkombëtar për të mbështetur Turqinë dhe Sirinë.

“Jemi të tronditur nga terrori që kanë kaluar njerëzit e Turqisë. Për këtë arsye jemi këtu për të ndihmuar, sepse ne shqetësohemi, sepse ne jemi miq, sepse jemi aleatë”, ka thënë Varhelyi.

“Gjenerata ime nuk ka parë një tërmet shkatërrues të tillë në planet… Do të duhet një operacion masiv rindërtimi. Ndoshta diçka që nuk e kemi parë kurrë”.

Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara lansuan një apel për 1 miliard dollarë për t’i ndihmuar agjencitë humanitare në Turqi që ndihmojnë miliona njerëz të prekur nga tërmeti. /koha

Related posts

Bastisja e përgjakshme e Izraelit që vrau 11 palestinezë e ktheu Nablusin në “fushë beteje”

admin

“Dhuna duhet të marrë fund tani”: OKB-ja bën thirrje për t’u dhënë fund sulmeve në spitale

admin

SHBA: Po bisedojmë me zyrtarët izraelitë për kryerje të sulmeve me intensitet më të ulët në Gaza

admin