RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Katër të vdekur në një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Shtime

kater-te-vdekur-ne-nje-aksident-ne-aksin-rrugor-ferizaj-shtime

Katër persona kanë vdekur në një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Shtime.

Kështu ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se në aksident janë të përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, ka thënë ai.

Related posts

Kurti në në Forumin Strategjik të Bledit i ulur pranë Ramës

admin

Kriza enegjetike, Gjermania do të reduktojë konsumin e gazit natyror më shumë se çdo vend tjetër

admin

Trump ishte “një orë larg rifillimit të sulmeve” ndaj Iranit para se të shtynte ofensivën

Muhamet Ramadani