RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqia dënon ‘fuqishëm’ sulmin e Izraelit në Bregun Perëndimor

turqia-denon-‘fuqishem’-sulmin-e-izraelit-ne-bregun-perendimor

Turqia dënoi “fuqishëm” sulmin e forcave izraelite në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar që la të paktën dhjetë palestinezë të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur, transmeton Anadolu.

“Autoritetet izraelite duhet të ndalojnë menjëherë sulmet dhe provokimet e tilla për të parandaluar një spirale dhune në rajon”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Ministria uroi mëshirën e Zotit për palestinezët që humbën jetën gjatë bastisjes izraelite dhe u përcolli ngushëllime shtetit dhe popullit të Palestinës.

Më herët, të paktën dhjetë palestinezë u vranë nga zjarri i forcave izraelite gjatë një bastisjeje ushtarake në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një deklaratë të Ministrisë thuhet se 102 të tjerë u plagosën gjithashtu, duke përfshirë gjashtë në gjendje kritike.

Ndërkaq, dëshmitarët okularë thanë se forcat e ushtrisë izraelite bastisën Nablusin herët sot dhe rrethuan një shtëpi në Qytetin e Vjetër, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri me persona të armatosur. Në qytet janë dëgjuar edhe shpërthime.

Related posts

Gjermani, më shumë se 250 priftërinj dyshohen për abuzime seksuale në kisha

admin

Rritet numri i viktimave në Gaza: 71.266 të vrarë dhe 171.219 të plagosur që nga fillimi i agresionit

Muhamet Ramadani

Shtëpia e Bardhë: Trump pajtohet se vendet e huaja përpiqen të ndikojnë opinionin publik amerikan

admin