RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli: Omani hap hapësirën ajrore për linjat ajrore izraelite

izraeli:-omani-hap-hapesiren-ajrore-per-linjat-ajrore-izraelite

Izraeli ka njoftuar se Omani ka pranuar të hap hapësirën ajrore për linjat ajrore izraelite me ndërmjetësimin e SHBA-së, transmeton Anadolu.

Kryediplomati izraelit, Eli Cohen, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, tha se është “ndërmarrë një hap për të shkurtuar rrugën për në Azi, për të ulur kostot e qytetarëve izraelitë dhe për t’i bërë linjat ajrore izraelite më konkurruese”.

Duke njoftuar se Omani ka hapur hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore izraelite, ministri Cohen falënderoi Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq Al Said dhe SHBA-në për kontributin e tyre në marrëveshje.

Në njoftim thuhet se pajtimi mes Izraelit dhe Omanit përfundoi pas disa muajsh negociata.

Thuhet se me hapjen e hapësirës ajrore të Arabisë Saudite dhe Omanit për linjat ajrore izraelite, koha e fluturimeve hyrëse dhe dalëse nga Izraeli në Azi do të shkurtohet me më shumë se 2 orë, si dhe do të ulen edhe çmimet e biletave.

Në lajmet në mediat izraelite në muajin gusht thuhej se Omani refuzoi të hap hapësirën ajrore për kompanitë ajrore izraelite për shkak të “presionit nga Irani”.

Related posts

Përdoruesit izraelitë të mediave sociale kanë filluar ta tallen me vuajtjet e Gazës

admin

Erdoğan takon homologun rus Putin në Soçi

admin

Durim Berisha padit ministren Nagavci për shamitë në shkolla

admin