RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë një i ri palestinez i plagosur më parë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

nderron-jete-nje-i-ri-palestinez-i-plagosur-me-pare-nga-forcat-izraelite-ne-bregun-perendimor

Ka ndërruar jetë një i ri palestinez, i cili u plagos nga forcat izraelite në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, 22-vjeçari Mohammed Ismail Jawabire, i cili u qëllua në kokë me plumba të vërtetë nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Al-Arub, në veri të Khalilit, ndërroi jetë dje në spitalin ku ishte dërguar për trajtim.

Pas bastisjes së forcave izraelite që vranë 11 palestinezë në Nablus, dje shpërthyen incidente mes forcave izraelite dhe palestinezëve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Raportohet se Jawabire u qëllua nga një snajper izraelit gjatë ngjarjeve dhe u transferua në spitalin Al-Ehli në kujdesin intensiv.

– Masakra në Nablus nga ushtria izraelite

Më 22 shkurt, forcat izraelite bastisën qytetin e Nablusit që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë kundër palestinezëve që protestonin kundër bastisjes. Gjatë bastisjeve u vranë 11 palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe dy të moshuar ndërsa më shumë se 100 palestinezë u plagosën, 6 prej tyre rëndë.

Sipas të dhënave zyrtare palestineze, 65 palestinezë, 13 prej tyre fëmijë, janë vrarë në territoret e pushtuara si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite dhe kolonët hebrenj që nga fillimi i vitit.

Related posts

Sudan – Paraushtarakët: Ne kontrollojmë 90% të Khartoumit

Muhamet Ramadani

Ran Gvili, pengu i fundit izraelit në Gaza, identifikohet dhe kthehet në Izrael për varrim

Kushtrim Guraj

Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

admin