RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LDK-ja dorëzon kallëzimin penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

ldk-ja-dorezon-kallezimin-penal-ndaj-ambasadorit-martin-berishaj

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar këtë të premte në Zyrat e Prokurorisë Speciale, kallëzimin penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kjo pasi ata pretendojnë se ky i fundit është deklaruar rrejshëm gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, njëherësh kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se Berishaj ka qenë i informuar për pasojat ligjore që mund t’i ketë një person nëse jep deklaratë të rreme.

“Dorëzuam në Prokurorinë Speciale të Kosovës një kallëzim penal rreth dëshmisë jo të saktë dhe jo të vërtetë që ambasadori Martin Berishaj ka bërë para këtij komisioni me datën 17 nëntor kur është intervistuar në Komisionin Hetimor. Me qëllim që të mbrojmë dinjitetin e Kuvendit të Kosovës, të mbrojmë dinjitetin e kësaj Republike, ne nuk mund të tolerojmë situata ku vjen një ambasador dhe gënjen para Komisionit”, është shprehur Selmanaj para mediave.

Tutje, ai ka thënë se në prokurori kanë ofruar gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kanë pasur në dispozicion dhe se presin që tani të zbardhet e vërteta.

Related posts

Forcat izraelite arrestuan 4 palestinezë në El-Halil

rezart morina

Gërvalla pas takimit me Cameron: E njoftova rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës

admin

“Nëse situata në Ukrainë përkeqësohet…”- Deklarata e Macron: Europa duhet të jetë gati për luftë nëse dëshiron paqe

admin