RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan bisedë telefonike me Zelenskyy-n, trajtohen tërmetet në Turqi dhe zhvillimet rreth luftës Rusi-Ukrainë

erdogan-bisede-telefonike-me-zelenskyy-n,-trajtohen-termetet-ne-turqi-dhe-zhvillimet-rreth-luftes-rusi-ukraine

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës turke, në bisedë janë trajtuar tërmetet e ndodhura në Turqi dhe zhvillimet rreth luftës Rusi-Ukrainë në përvjetorin e parë të saj.

Presidenti turk e falënderoi homologun e tij ukrainas për solidaritetin e treguar me Turqinë për shkak të tërmetit, ndërsa shprehu gatishmërinë për çdo lloj kontributi që mund të japin për armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë, që filloi para një viti, si dhe ndërtimin e një zgjidhjeje të bazuar në negociata dhe vendosjen e paqes.

Related posts

Deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis pas komenteve për migrantët

admin

I dyshuar si autor i sulmit të përgjakshëm në Solingen, kush është 26-vjeçari i arrestuar! Një vit më parë kishte marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme në Gjermani

admin

Ministrja e Jashtme rumune: Turqia është partneri kryesor në sigurinë e Detit të Zi

admin