RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti hungarez përballet me mosmarrëveshje për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

parlamenti-hungarez-perballet-me-mosmarreveshje-per-anetaresimin-e-suedise-dhe-finlandes-ne-nato

Kreu i grupit parlamentar të partisë hungareze në pushtet, Mate Kocsis, ka bërë të ditur se partia në pushtet e Hungarisë mbetet e ndarë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, derisa Asambleja Kombëtare përgatitet të votojë për këtë çështje, transmeton Anadolu.

Kocsis, kreu i grupit parlamentar të partisë nacionaliste ‘Fidesz’, tha se deputetët e partisë janë në mosmarrëveshje për këtë çështje dhe partia ka kërkuar nga kryetari i parlamentit të dërgojë një delegacion në Suedi dhe Finlandë për të zgjidhur mosmarrëveshjen politike.

Ligjvënësit do të votojnë për aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO në fillim të muajit mars.

Megjithatë, Kocsis në një konferencë për media tha se kryeministri Viktor Orban mbështet aplikimet e vendeve nordike për anëtarësim në NATO.

“Kryeministri kërkoi mbështetje për anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës, por grupi i partisë është shumë i ndarë për këtë çështje. U zhvillua debat serioz. Shumë deputetë kundërshtuan se politikanët e këtyre vendeve kanë fyer Hungarinë në vitet e fundit pa bazë dhe në mënyrë të vrazhdë dhe tani po kërkojnë favore”, tha Kocsis.

Debati i përgjithshëm mbi aplikimet e tyre për anëtarësim do të zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa votimet për secilin vend do të mbahen të ndara më 6 dhe 9 mars.

Kocsis shtoi se kryeparlamentari do të dërgojë një delegacion në Suedi dhe Finlandë për qëllimet informative dhe negociuese.

Turqia dhe Hungaria janë të vetme anëtare të NATO-s që ende nuk kanë ratifikuar aplikimet e dy vendeve për anëtarësim në NATO.

Finlanda dhe Suedia braktisën politikat e tyre të vjetra të mos angazhimit ushtarak dhe aplikuan për anëtarësim në aleancë pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurtit e vitit të kaluar.

Por Turqia nuk e ka miratua ende pranimin e tyre në aleancë, pasi duhet të miratohet nga të gjitha anëtarët e NATO-s.

Zyrtarët turq thonë se të dy vendet, veçanërisht Suedia, nuk kanë marrë ende hapat e nevojshme kundër terrorizmit.

Megjithatë, Ankaraja ka paralajmëruar se po shqyrton të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO veçmas nga ajo e Suedisë.

Related posts

Kërcënon gruan, arrestohet burri në Fushë-Kosovë

admin6

Shqipëri, hapet festivali për inovacionin

rezart morina

Blinken takohet me Wang Yi të Kinës dhe paralajmëron kundër ndihmës ndaj Rusisë

rezart morina