RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ-ja ka certifikuar 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble në veri, pret aplikime tjera

kqz-ja-ka-certifikuar-11-kandidate-per-kryetar-dhe-63-per-asamble-ne-veri,-pret-aplikime-tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po merret me përgatitjet e procesit zgjedhor për katër komunat veriore në vend.

KQZ-ja ka hapur edhe afatet për subjektet e interesuar për të garuar për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, si dhe për asamble në Zveçan e Leposaviq, njofton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se deri tani janë certifikuar 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble dhe se presin aplikime tjera.

Ndërkohë, gjatë se enjtes, Lista serbe njoftoi bojkotimin në këtë proces zgjedhor.

“KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, tha Elezi.

Këto zgjedhje KQZ-së do t’i kushtojnë rreth 497 mijë euro nga 556 mijë, sa ishte i planifikuar gjatë procesit zgjedhor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se këto zgjedhje të 23 prillit, fillimisht ishin caktuar të mbahet me 18 dhjetor, por Presidentja e vendit, në koordinim me subjektet politike i ka shtyrë për në prill.

Related posts

Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Naim Murseli rrëfen versionin e tij në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë

admin

Po kërcënonte me thikë qytetarët, policia gjermane qëllon për vdekje një person

admin

KQZ tregon se kur fillon votimi me postë për rreth 58 mijë votuesit jashtë Kosovës

admin