RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: Ngjarjet rreth projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji, përpjekje për grusht shteti

lavrov:-ngjarjet-rreth-projektligjit-per-“agjentet-e-huaj”-ne-gjeorgji,-perpjekje-per-grusht-shteti

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ngjarjet rreth projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji përbënin një “përpjekje për të ndryshuar qeverinë me forcë”, transmeton Anadolu.

” Nuk ka dyshim se ligji për regjistrimin e organizatave joqeveritare ishte vetëm një justifikim për të filluar një përpjekje për të ndryshuar qeverinë me forcë, tha Lavrov në një intervistë për televizionin rus ‘Pervy’.

Sipas shefit të diplomacisë ruse, SHBA-ja, Franca, India dhe Izraeli kanë legjislacion të ngjashëm dhe dënimi në SHBA është “shumë i rëndë”.

“Megjithatë, pavarësisht faktit se në një numër vendesh evropiane ka norma të ngjashme, z. Borrel deklaroi se ligji që po promovojnë gjeorgjianët bie në kundërshtim me vlerat evropiane dhe bllokon rrugën e pranimit të Gjeorgjisë në BE. Në përgjithësi, hipokrizi e dukshme”, tha Lavrov, duke iu referuar shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel.

Lavrov krahasoi protestat në Gjeorgji dhe Moldavi dhe tha se Perëndimi në Gjeorgji mbështet opozitën sepse promovon interesat perëndimore, ndërsa në Moldavi “dënoi” protestat sepse atje qeveria dhe presidenti përfaqësojnë interesat perëndimore.

“Dy situata të ngjashme me protesta po shpalosen para syve tanë dhe meqë ra fjala, protestat në Tbilisi nuk ishin aspak paqësore, siç mund t’i shohim, automjetet u kthyen përmbys dhe demonstruesit përdorën gaz lotsjellës dhe shok-bomba. Nuk e mbaj mend këtë në Kishinau, por edhe nëse do të ishte një veprim i ngjashëm, qëndrimi ndaj saj do të ishte krejtësisht ndryshe”, tha Lavrov.

Related posts

Shqiptarët në veri në gjendje të rëndë pas vërshimeve

rezart morina

Finlandë: Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë

admin

Të shtëna me armë gjatë festës familjare, arrestohet 38-vjeçari

admin