RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmuesi me makinë në Mynih dënohet me burgim të përjetshëm për sulmin vdekjeprurës të vitit 2025

sulmuesi-me-makine-ne-mynih-denohet-me-burgim-te-perjetshem-per-sulmin-vdekjeprures-te-vitit-2025

Gjykata gjermane ka dënuar të enjten me burgim të përjetshëm një shtetas afgan për sulmin vdekjeprurës me makinë në një protestë të sindikatës në Mynih vitin e kaluar, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, raportoi Deutsche Welle, transmeton Anadolu.

Gjykata e Lartë Rajonale në Mynih e shpalli fajtor 25-vjeçarin Farhad N. për dy akuza për vrasje, 23 akuza për tentativë vrasjeje, 19 akuza për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe tri akuza për lëndim të qëllimshëm trupor lidhur me sulmin e shkurtit 2025.

Gjykata gjithashtu ka përcaktuar se i pandehuri kishte një shkallë veçanërisht të rëndë faji, një vlerësim që sipas ligjit gjerman ul ndjeshëm mundësinë e lirimit të parakohshëm.

Sipas gjykatës, Farhad N. e drejtoi qëllimisht automjetin e tij nga pas drejt pjesëmarrësve në një demonstratë të sindikatës Verdi, duke vrarë një grua 37-vjeçare dhe vajzën e saj dyvjeçare.

Më shumë se 40 persona të tjerë u lënduan në sulm.

Vendimi përputhet me dënimin e kërkuar nga prokurorët federalë, të cilët argumentuan se sulmi ishte nxitur nga një kombinim kompleks faktorësh fetarë dhe politikë, vetmia dhe frika të paqarta.

Mbrojtja kishte kërkuar një dënim me 15 vjet burg dhe vendosjen e të pandehurit në trajtim psikiatrik në vend të dënimit me burgim të përjetshëm.

Gjatë procesit gjyqësor, Farhad N. nuk zbuloi motivin e sulmit.

Related posts

Superbroçkulla e një presidenti: ç’lidhje ka Islami me protestat në Francë(!!!)

Hevzi

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Vjosa Osmani: Vendim historik!

admin

Japonia, i dyshuari për atentatin ndaj ish-kryeministrit Abe do të akuzohet për vrasje

admin