RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zakharova: Franca vazhdon përpjekjet që synojnë ruajtjen e një “pozite ekskluzive në Afrikë”

zakharova:-franca-vazhdon-perpjekjet-qe-synojne-ruajtjen-e-nje-“pozite-ekskluzive-ne-afrike”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha të enjten se deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për “fundin e Francafrique” janë thjesht “një përpjekje për të maskuar qasjen e njëjtë shfrytëzuese”, raporton Anadolu.

“Ne dëgjuam diçka, por në fakt shohim se pas gjithë këtyre deklaratave të zhurmshme fshihet një përpjekje banale për të maskuar qasjen e dikurshme shfrytëzuese në rajon dhe për të riformatuar aktivitetet në terren ashtu që mundësohet arritja e rezultateve të njëjta me metoda të tjera, më të avancuara dhe ndonjëherë më të sofistikuara se sa ishte më parë”, tha ajo për Anadolu në një konferencë për media në Moskë.

Sipas saj, Parisi vazhdon përpjekjet që synojnë ruajtjen e një “pozite ekskluzive në Afrikë” dhe krijimin e pengesave për pjesëmarrësit e tjerë atje, kryesisht Rusisë dhe Kinës.

“Parisi ende identifikon vende të përzgjedhura afrikane ku është gati të mbyllë sytë ndaj grushteve të shtetit dhe shkeljeve të shumta të të drejtave të njeriut për sa kohë që ato ndjekin verbërisht kursin zyrtar të Francës”, tha Zakharova.

“Shtetet që ndjekin një politikë të pavarur, pa urdhra nga pallati Elysee, mbrojnë para së gjithash interesat e tyre, duan të diversifikojnë partnerët e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe kulturës dhe në përgjithësi dëshirojnë të braktisin nderin e dyshimtë me pjesëmarrjen në klubin afrikan të Francës, në oborrin e Republikës së Pestë, duke rezultuar të jenë shkelësit kryesorë të lirisë dhe demokracisë, siç thonë ata, ashtu edhe të rendit famëkeq të bazuar në rregulla dhe i nënshtrohen një presioni të madh”, shtoi ajo.

Zakharova theksoi se opinioni afrikan, rinia moderne dhe elitat politike të shumicës së vendeve afrikane po shohin gjithnjë e më shumë se sa “kontradiktor dhe arrogant është qëndrimi i Parisit ndaj këtij kontinenti”.

Ajo tha se “shumë mbështetës të qasjeve neokoloniale” nuk arrijnë të kuptojnë se popujt e Afrikës, “me historinë e tyre të veçantë dhe luftën për pavarësi, kanë fituar prej kohësh të drejtën për të qenë miq me ato vende dhe qytetërime me të cilat duan, për të mbrojtur interseat e tyre kombëtare siç i shohin ata, për të zhvilluar dhe demokratizuar shoqërinë e tyre pa nxitjen e askujt nga jashtë”.

“Ata (kombet afrikane) ia treguan qartë dëshirën e tyre për sovranitet të vërtetë presidentit aktual francez Macron, duke dalë në demonstrata masive antifranceze përgjatë rrugës së turneut të tij afrikan”, shtoi Zakharova.

Related posts

Maqedoni e Veriut, punonjësit e medias në marsh protestues

rezart morina

Sami Lushtaku vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

admin

Lekaj dëshmon në rastin ku Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës

rezart morina