RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

​27-vjetori-i-renies-se-muje-krasniqit-dhe-41-bashkeluftetareve-te-tij

Sot, më 14 dhjetor, shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi, dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit 1998, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishin duke transportuar armë për të forcuar qëndresën në Kosovë, kur ranë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Përballë luftimeve të pabarabarta në borën e dhjetorit, përveç dëshmorëve që ranë, dhjetëra luftëtarë të tjerë u plagosën, ndërsa disa u zunë rob lufte.

Pas një aksioni të guximshëm të luftëtarëve të UÇK-së, 8 ushtarë të ushtrisë serbe u kapën dhe u bë një këmbim i ushtarëve të të dyja palëve, me ndërmjetësimin e OSBE-së.

Dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës më 21 dhjetor 1998, ku u nderuan me ceremoni të larta ushtarake.

Related posts

Turqia mirëpret pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për aktin e zbatimit

Muhamet Ramadani

Drejtoi për 16 vjet Gjermaninë/ DW: Angela Merkel, figurë simbol për Evropën! Çfarë dihet sot në 70-vjetorin e saj

admin

Zjarri në malin Bromo të Indonezisë hyn në ditën e 8-të, duke djegur 520 hektarë

Muhamet Ramadani