RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981 Kurti vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë

ne-42-vjetorin-e-demonstratave-te-vitit-1981-kurti-vizitoi-shoqaten-e-ish-te-burgosurve-politike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti i Grupit Parlamentar, Gani Krasniqi, vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë, në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981.

Ai u mirëprit nga kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku dhe anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate.

Në këtë përvjetor të demonstratave që shënuan fillimin e një procesi që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë e deri në çlirimin e vendit, ata kujtuan e rikujtuan ngjarjet dhe rrugën që ato trasuan.

Demonstratat e vitit 1981, që nisën si protestat spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e Vetëvendosje.

Forca, guximi dhe organizimi i studentëve, rinisë dhe punëtorëve atëbotë përballë shtypjes së dhunshme dhe padrejtësisë sistematike janë shembull i vetëdijes që duhet ndjekur për çdo ditë dhe përkujtuar për çdo vit, theksoi kryeministri Kurti.​

Related posts

Shkon në 600 euro paga mesatare në Maqedoninë e Veriut

Muhamet Ramadani

“Liria Ka Emër”: Tërnava dhe Gjergji përcollën mesazh mbështetjeje nga Haga

Irfan Jahiu

Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore

RTI