RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i “Wagner” Prigozhin kandidon për president në Ukrainë

kreu-i-“wagner”-prigozhin-kandidon-per-president-ne-ukraine

Kreu i forcës mercenare ruse “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, edhe pse jo në Rusi, siç ishte spekuluar përkohësisht, por në Ukrainë.

Prigozhin, 61 vjeç, tërhoqi vëmendjen pasi publikoi njoftimin e tij të rëndësishëm përmes një videomesazhi dje në mbrëmje.

Ai tha se do të kandidojë kundër presidentit aktual, Volodymyr Zelensky dhe paraardhësit të tij, Petro Poroshenko.

Udhëheqësi i “Wagner” është i njohur për ironinë e tij ndaj kundërshtarëve të tij.

Prigozhin pranoi më herët se korrupsioni ishte shumë i përhapur në vendin e tij.

Megjithatë, ai tha se nuk do të zbulonte kurrë lidhjet e tij korruptive. /atsh

Related posts

Mbytja e jahtit luksoz me 7 viktima/ Prokuroria në Itali pritet të nisë hetim për vrasje nga pakujdesia

admin

Kuzhinat komunitare në Gaza, shpëtim për palestinezët mes mungesës së ushqimit

RTI

Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

Kushtrim Guraj