RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

kurti-reagon-ndaj-nderimeve-per-ratko-mlladiqin:-serbia-ka-kaluar-ne-adhurim-shteteror-te-gjenocidit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me mënyrën se si u varros me nderime shtetërore krimineli serb Ratko Mlladiq.

Në një postim në rrjetin e tij social, Kurti tha se Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit.

“Me shërbimin e përlotur fetar të djeshëm të Patriarkut Porfirije te kufoma e Ratko Mlladiqit, Serbia po konfirmohet si teokraci militariste ku politikanët e tyre ftohen për tifozeri klubesh të ndryshme të ligës së njëjtë.Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”, tha Kurti në postimin e tij.

Tutje, Kurti tha se ajo që ka ndodhur në Srebrenicë është fakt historik dhe jo akuzë politike apo interpretim historik.

“Gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dëshmuar nga varrezat masive, identifikimet forenzike të mijëra viktimave, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumentimi i hollësishëm i operacionit të vrasjes dhe fshehjes së trupave, jo interpretim historik apo akuzë politike. Burrat dhe djemtë boshnjakë u ndanë nga familjet, u ekzekutuan sistematikisht dhe u hodhën në varreza masive; pastaj shumë prej trupave të tyre u zhvarrosën e u shpërndanë në varreza dytësore e tretësore për t’i fshehur gjurmët e krimit. Ratko Mlladiq ishte komandanti i kësaj makinerie, jo dëshmitari i saj”, tha Kurti më tej në postimin e tij.

Më tej, në postimin e tij, ai tha se Sllobodan Millosheviqi me të drejtë është quajtur „kasapi i Ballkanit“ dhe se ky kasap ka pasur shumë thika, por, sipas Kurtit, Ratko Mlladiq ishte sëpata e tij kryesore.

Ratko Mlladiq, ishte i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnjë-Hercegovinë. Nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladiq, ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Related posts

“5,5 milionë njerëz në Afrikën Perëndimore të zhvendosur gjatë 4 viteve për shkak të sulmeve terroriste”

admin

Dy palestinezë të vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët gjatë bastisjes në një fshat në Bregun Perëndimor

Hevzi

Specialja njofton për datat se kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

admin