RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Të bëjmë gjithçka për të shmangur tragjeditë mes migrantëve

be:-te-bejme-gjithcka-per-te-shmangur-tragjedite-mes-migranteve

Çdo jetë e humbur në det është më shumë se një jetë e humbur, dhe ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të mos ndodhë përsëri, sipas presidentes, Ursula von der Leyen, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinant duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me mbytjen e djeshme të anijes në brigjet e Libisë.

Roja Bregdetare Italiane arriti të shpëtojë të paktën 17 migrantë të paligjshëm ndërsa 30 të tjerë u raportuan të zhdukur, pasi anija e tyre u përmbyt në brigjet e Libisë në Mesdhe.

Komanda e Rojës Bregdetare italiane tha se pas sinjalizimit nga organizata bamirëse “Alarm Phone”, u krye një operacion shpëtimi duke synuar anijen në të cilën ndodheshin 47 persona rreth 177 kilometra nga brigjet e Libisë.

Related posts

Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në emër të institucionit

Muhamet Ramadani

KFOR-i deklarohet për zgjedhjet e veriut

admin

Trump: SHBA-ja siguron kontrollin e shumicës së 65 miliardë fuçive të naftës së Venezuelës

Kushtrim Guraj