RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në emër të institucionit

posta-e-kosoves-paralajmeron-qytetaret-per-mesazhe-mashtruese-ne-emer-te-institucionit

Posta e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e një mashtrimi, pasi persona të panjohur po dërgojnë mesazhe SMS duke u paraqitur në mënyrë të rreme në emër të këtij institucioni.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas identifikimit të rastit, Posta e Kosovës ka njoftuar organet kompetente dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me to për adresimin e kësaj çështjeje.

Posta e Kosovës ka theksuar se komunikon vetëm përmes kanaleve zyrtare, përfshirë ueb-faqen zyrtare, rrjetet sociale dhe numrat zyrtarë të kontaktit.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve që të mos klikojnë asnjë lidhje të dërguar përmes mesazheve mashtruese dhe të mos bashkëpunojnë me numra apo kontakte që nuk janë zyrtare.

“ Në asnjë rrethanë, Posta e Kosovës nuk kërkon të dhëna personale apo informacione bankare përmes SMS-ve apo kanaleve jozyrtare”, thuhet në njoftim.

Sipas Postës së Kosovës, raste të ngjashme mashtrimi janë evidentuar edhe në administrata postare të vendeve të tjera të rajonit.

“Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante”, theksohet në fund të njoftimit.

Related posts

Kina dhe Japonia vendosin linjë të drejtpërdrejtë ushtarake

admin

Kirurgu lejon vajzën e tij adoleshente të hapte një vrimë në kafkën e një pacienti gjatë operacionit, Prokuroria nis hetimet. Shpërthen avokati i 33-vjeçarit: Trajtim si derra, kjo është e pa…

admin

Osmani: Marrëveshja me SHBA-në, dëshmi e mbështetjes së Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës

admin