RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon greva e kompanisë “Pastrimi”, por mbeturinat ende s’janë larguar

perfundon-greva-e-kompanise-“pastrimi”,-por-mbeturinat-ende-s’jane-larguar

Ndonëse greva e punëtorëve të KRM “Pastrimi” ka përfunduar mbrëmë, mbeturinat në disa lagje të kryeqytetit nuk janë larguar ende. Madje, qytetarët kanë filluar t’i hedhin jashtë shportës përkatëse.

Labinot Makolli nga Sindikata e Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, ka thënë se greva ka përfunduar por që janë në pritje të vendimit me shkrim. Zotimin, thotë Makolli e kanë marrë nga nënkryetarja Donjeta Sahatçiu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

“Marrëveshja thuajse është arritur, ende nuk e kemi një vendim siç e kemi kërkuar me shkrim. Tash në mëngjes ishte nënkryetarja dhe drejtori i shërbimeve dhe thanë se në ora 10:00 do të vije vendimi. Për hir të qytetarëve që të mos krijohet ndonjë pandemi kemi vendosur që të dalim. Punëtoret janë në terren duke punuar, por tash që dy ditë janë grumbulluar menjëherë nuk mundemi t’i largojmë të gjitha. Grumbullimi i tyre është duke u bërë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se punëtorët e kësaj kompanie që punonin me rrogë 330 në muaj, kishin kërkuar rritje page prej 70 eurosh, ndërsa ishin shprehur të bindur se nuk do t’i rikthehen punës nëse kërkesa e tyre nuk do të plotësohej.

Related posts

Gara për Shtëpinë e Bardhë/ VOA: Donald Trump pritet të flasë për ekonominë, por a do t’i përmbahet temës?

admin

Zv/ministri i arsimit: Për 14 vite tekste shkollore i kanë kushtuar shtetit mbi 124 milionë

Muhamet Ramadani

ZRrE aprovon rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind

Muhamet Ramadani