RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KRU “Mitrovica” tregon orarin për furnizim me ujë të pijes nga cisternat

kru-“mitrovica”-tregon-orarin-per-furnizim-me-uje-te-pijes-nga-cisternat

Komuna e Mitrovicës është ndër zonat më të prekura nga vërshimet që ndodhën të enjten.

Si pasojë e kësaj një pjesë ka mbetur edhe pa furnizim me energji elektrike dhe ujë të pijes.

Ndaj, pas kërkesës së komunës, Agjencioni i Menaxhimit Emergjent ka dërguar ekipin e pompimit me kapacitet të lartë për intervenim, ndërsa është dërguar edhe një cisternë uji për furnizim me ujë të pijes.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se cisterna do të vendoset te Shkolla Fillore “Migjeni” në Iliridë duke filluar nga ora 22:00 deri në ora 11:30.

Ndërsa, nga ora 11:30 bëhet e ditur se cisterna me ujë të pijes do të vendoset në fshatin Gushafc dhe aty do të qëndrojë derisa të zbrazet komplet.

Related posts

Sulmet izraelite në Gaza vranë 25 persona të hënën mbrëma, raporton Wafa

Muhamet Ramadani

Trump: Irani po “negocion seriozisht” me SHBA-në

Muhamet Ramadani

Kearns: Kosova është shtet sovran, Britania urgjent të fokusohet në Ballkan

admin