RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

hungaria-shtyn-serish-votimin-per-anetaresimin-e-suedise-dhe-finlandes-ne-nato

Hungaria pritet të shtyjë prapë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Mediat hungareze publikuan më 14 mars një letër të zëvendëskryeministrit Zsolt Semjen, i cili kërkoi që seanca parlamentare e planifikuar që të mbahej më 20 mars, të shtyhet për një javë, shkruan REL.

Si arsye, Semjen përmendi negociatat me degën ekzekutive të Bashkimit Evropian lidhur me shkeljet e supozuara të Budapestit në kërkesat e bllokut për sundim të ligjit.

Më 2 mars, Hungaria ka shtyrë këtë votim, i cili parashihej të ndodhte në fillim të muajit.

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

NATO-ja kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Related posts

Rriten gjobat për shkelësit e Ligjit antiduhan, nga 1 mijë deri në 3 mijë euro

Muhamet Ramadani

Festa e Fitër Bajramit, presidentja Osmani: Le të shërbejë kjo ditë për t’u ofruar me njëri-tjetrin

Muhamet Ramadani

Pjetër Shala deklarohet i pafajshëm: Luftuam për liri të vendit, jo kundër civilëve

Muhamet Ramadani