Bukuria dhe vërtetësia e fesë Islame është ajo që rezaton dhe ndriçon zemrat e atyre që dëshirojnë ta njohin të vërtetën ku dita ditës jemi dëshmitarë se numri i muslimanëve shtohet nga motrat dhe vllezërit tanë që me vetëdëshirë e pranojnë islamin. Sot në xhaminë tonë MESXHIDI AKSA Leverkusen pranoi Islamin pranë imamit Hoxhë Hasan Baftijari nji djal Gjerman i quajtur Patrick Bukowski. Pasi Imami i shpjegoi rreth Islamit, u diskutua gjerë e gjatë rreth fesë islame dhe pasiqë u konstatua së me bindje dëshiron ta pranojë Islamin dhe pa imponim vëllahu shqiptoi shehadetin-deklaraten Islame duke u bërë musliman. Tani e tutje Patrick dëshiron të quhet Jusuf.
Allahu i forcoftë, Jusufin në Islam!
Nga: Hasan Baftijari